Duke u ngarkuar...
2022-05-15

Zvarritja e Lëndëve të Alimentacionit

                            Zvarritja e lëndëve të alimentacionit

 

Krahas përfaqësimit të ulët në politikë dhe në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, gratë vazhdojnë të diskriminohen edhe në fusha shumë më esenciale siç është barazia para ligjit, qasja në trashëgimi dhe në pasurinë e krijuar gjatë martesës si dhe qasja në mbajtje financiare (alimentacion për fëmijët dhe ushqimi për gratë).

Duhet cekur midis tjerash edhe grumbullimin e lëndëve të vjetra, shtyrjet e seancave gjyqësore dhe numrin e lartë të rasteve që kthehen në rigjykim. Specifikisht vlen të theksohen lëndët e alimentacionit.

Në Kosovë, gratë ende përballen me vështirësi për të siguruar qasjen e tyre në pronë. Korniza ligjore ekzistuese ju garanton grave dhe vajzave të drejtën në trashëgimi (prona e trashëguar nga prindërit) dhe të drejtën në pronën e përbashkët bashkëshortore (prona apo pasuria e krijuar gjatë martesës).

Një numër i konsiderueshëm i grave të divorcuara kanë theksuar dhunën fizike si një ndër shkaktarët kryesorë të divorcit. Shpeshherë gratë janë të papunësuara dhe nuk kanë mundësi financiare të paguajnë një banesë.

Mirëpo, në praktikën gjyqësore këto të drejta nuk përfillen. Me dinamikën e jetës dhe zhvillimeve shoqërore të viteve të fundit, janë rritur edhe rastet e shkurorëzimeve.

Bashkëshorti, respektivisht bashkëshortja e gëzon të drejtën e mbajtjes si gjatë ekzistimit të martesës ashtu edhe pas zgjidhjes së martesës.

Gratë në masë të madhe zotërojnë ndjeshëm më pak pasuri dhe pronë. Vetëm 17% e grave kanë ndonjë pronë në emër të tyre.

Njëra nga palët e cila kishte kërkuar ndihmë nga INJECT , theksonte se i’u është “caktuar shuma 200 euro, dhe pastaj e kanë zbritë në 150 Euro prej gjykatës së apelit, mirëpo për tri vite që ka zgjatë procedura gjyqësore në gjykatë derisa është ardhë seanca ju ka mbledhë një shumë diku prej 5-6 mijë Euro (të cilat nuk i ka paguar ende).

Në Kosovë ekzistojnë arsye të ndryshme që ndikojnë në mospagesën e këtij detyrimi. Mes tyre janë mungesa e efikasitetit të zinxhirit gjyqësor, përfshirë zvarritjet e lëndëve të tilla në gjykata, ku këto raste nuk i konsiderojnë prioritet apo edhe mangësi në implementimin e ligjeve, e deri te problemet e ndryshme që lindin ndërmjet çifteve të shkurorëzuara për të evituar obligimet ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj kujdesit të fëmijëve.

Në një hulumtim të kryer nga organizata joqeveritare INJECT, thuhet që gjykatat shpesh e caktojnë alimentacionin në bazë të standardit mesatar jetësor në Kosovë dhe jo në bazë të standardit martesor, siç kërkohet sipas ligjit në nenet 285, 305 dhe 330 dhe që si praktikë nuk është përputhje me ligjin. Një ndër shkaqet më të shpeshta pse lëndët zvarriten në gjykata është mungesa e palës së paditur, ku zakonisht mungon avokati, në mënyrë që të zvarritet procesi, marrë parasysh që pagesat nuk bëhen me retroaktivitet — pra pasi gjykata vendos për alimentacion, prindërit nuk detyrohen ta paguajnë alimentacionin edhe për muajt para aktgjykimit. Një tjetër arsye shumë e përhapur është edhe fenomeni i mashtrimit ekonomik gjatë procedurave, ku palët ofrojnë dëshmi të rreme para gjykatës sikur janë të papunësuar, në ndërkohë që punojnë por nuk i deklarojnë të ardhurat dhe tjetra, që në bashkëpunim me punëdhënësin e ofrojnë një kontratë ku figuron një page më e vogël, ose e tjetërsojnë pasurinë e tyre me qëllim që t’i ikin oblimit ligjor të alimentacionit.

Një problematikë tjetër që i përcjellë rastet e caktimit të alimentacionit është mungesa e përkushtimit të gjyqtarëve që ta hetojnë gjendjen faktike financiare. Në bazë të Ligjit për Familjen dhe në bazë të Kodi të Procedurës Kontestimore, gjykata obligohet që në çështje të alimentacionit të kryejë hetime në bazë të detyrës zyrtare, pra vetë të kërkojë dëshmitë nga institucionet financiare si banka, apo nga trusti pensional edhe agjencia kadastrale në mënyrë që të konstatohet drejtë shuma e mjeteve që i padituri i ka në dispozicion dhe që duhet marrë parasysh kur të caktohet alimentacioni dhe ushqimia. Por ky hetim zakonisht nuk bëhet fare dhe shumat caktohen në mënyrë paushalle.

Kjo bën që prindërit kujdestarë të lodhen dhe pastaj nënat, si raste më të shpeshta, pranojnë edhe një shumë fare të vogël vetëm që çështja të përmbyllet.

Në një hulumtim shkencor publikuar më 2014  , nga Kosovo 2.0, ku është studiuar cenimi i të drejtave të fëmijëve, nga 30 raste ndarjeje sa ishin analizuar, në 24 prej tyre fëmijët i ishin besuar nënës dhe në gjashtë babait. Prej tyre, në vetëm tetë raste prindërit ishin obliguar që ta paguajnë alimentacionin. Sipas këtij studimi, vendimi gjyqësor për pagesën e alimentacionit në disa raste nuk zbatohet, ndërkaq në disa raste të tjera has në pengesa të ndryshme.

Bashkëvuajtës të mospranimit të alimentacionit janë fëmija dhe prindi vetushqyes, e që në të shumtën e rasteve rezulton të jetë nëna. Sipas të dhënave të mbledhura  Agjencia e Statistikave të Kosovës, (https://ask.rks-gov.net/) mes viteve 2  010-2019, prej 3,637 fëmijëve të divorceve, 2,188 prej tyre iu kanë takuar nënave, 1,214 iu kanë takuar baballarëve, 196 të dy prindërve, dhe 38 fëmijë të tjerëve.

Mungesa e efikasitetit të gjykatave për të trajtuar rastet e alimentacionit, dhe zvarritjet e procedurave gjyqësore për të vendosur lidhur me caktimin e alimentacionit si dhe të ekzekutimit të tyre paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut.

Në  Kosovë përqindja e grave që janë pjesë e fuqisë punëtore ka vite të tëra që nuk e kalon as 20% (https://ask.rks-gov.net/). Papunësia apo situata e vështirë ekonomike nuk shkakton doemos dhunë, por varësia financiare e grave e sjell gruan në një situatë që ajo të jetë e nënshtruar duke mos marrë guximin as të protestojë ndaj dhunës dhe lëre më të raportojë.

Hulumtimet e kryera nga organizata joqeveritare INJECT, tregojnë se 40.9% të grave kanë deklaruar se vuajnë nga dhuna në familje.

Edhe pse gratë kanë filluar ta raportojnë dhunën te Policia e Kosovës, hulumtimet kanë gjetur se edhe veprat penale të dhunës apo shkeljet e urdhërave mbrojtës nuk ndiqen automatikisht siç është e paraparë me ligj.

Kjo për shkak të diskriminimit mbi baza gjinore që ndodhë si në polici, poashtu edhe në gjyqësor. Ndonëse gratë janë vetëdijësuara për të drejtat tyre dhe kanë filluar t’i raportojnë edhe shkeljet nga ana e institucioneve tek instancat më të larta duke parashtruar ankesa ose padi për shkeljet ligjore dhe profesionale, kërkesat e tyre për drejtësi mbeten të parealizuara. Kjo ka të bëjë me mungesën e vullnetit institucional që rastet e shkeljeve nga ana e zyrtarëve të tyre të ndiqen dhe ndëshkohen.

INJECT, ofron këshillim dhe përfaqësim ligjor falas në kuadër të projektit "Të drejtat e grave janë të Drejta të Njeriut. Mbroni ato!”, i cili financohet nga Balkan Trust for Democracy, dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.”. Përderisa këshillim do të përfitojë secila që kontakton organizatën tonë, përfaqësim ligjor do të përfitojnë viktimat të cilat i përmbushin kriteret e dhëna në vijim:

• Mungesa Financiare

• Shkalla e kompleksitetit te rastit

• Shkeljet ligjore procedurale dhe dispozitave ligjore  

Na kontaktoni në tel & viber: + 383 44 600 530 FB https://www.facebook.com/IniciativaPerDrejtesiDheBarazi Insta https://www.instagram.com/inject_kosovo/