VRASJET E GRAVE DHE SHKELJET INSTITUCIONALE NË RASTET E TYRE
Brenda një (1) viti tri (3) vrasje të grave, ndërsa vetëm në muajin nëntor gjatë një jave dy (2) gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Lirie Qerimaj, Sadije Godeni dhe Hamide Magashi janë 3 viktimat që kanë humbur jetën si shkak i vrasjes së tyre nga bashkëshortët e tyre dy prej të cilave Lirie Qerimaj dhe Hamide Magashi paraprakisht kishin denoncuar rastet e tyre në Policinë e Kosovës dhe në organet e drejtësisë duke kërkuar mbrojtje ndaj bashkëshortëve dhe raportuar dhunën në familje dhe kanosjen që po i ‘u bëhej atyre, por shteti në këtë rast ka dështuar në mbrojtjen e tyre pasi që edhe pse kanë pasur rastin e tyre për shqyrtim ato nuk kanë mundur të mbrohen nga ana e shtetit.
Lirie Qerimaj është vrarë nga bashkëshorti i saj Skender Qerimaj nga Skenderaj, në janar të vitit 2022, pesë (5) ditë pasi që e kishte raportuar rastin për dhunë në familje nga bashkëshorti I saj. Viktima së bashku me djalin e tij kishin shkuar në stacionin e policisë për të raportuar rastin si dhunë fizike dhe psikike dhe duke i treguar të gjitha kërcënimet nga tashmë i pandehuri por që, Policia në mënyrë të qetë janë munduar që të bisedojnë me të denoncuarin dhe kanë tentuar që të shmangin që të telefonojnë dhe rastin ta paraqesin tek Prokuroria për të mos ngritur kallëzim penal. Pasi që ishte e pamundur që i denoncuari të bindej të kthehej në shtëpi me viktimën, policia telefonon prokuroren kujdestare ku i shpjeguan rastin në detaje, por prokurorja Stojanka Kasaloviq ju tha që duhet të i lironi të dyte që sonte të shkojnë në shtëpi.
Në rastin e Lirie Qerimajt, shteti ka dështuar në përmbushjen e obligimeve të saja ligjore si nga ana e policisë e cila është munduar që të i këshilloj qiftin dhe duke hezituar raportimin në Prokurori, kanë bërë shkelje flagrante pasi që nuk është detyrë e policisë që të japin këshilla personale por që ta procedojnë rastin më tutje dhe shkelja e radhës nga ana e Prokurores e cila liroi të denoncuarin edhe pse ndaj tij është bërë denoncimi për dhunë fizike edhe pse nga vetë i denoncuari ka dhënë deklaratë se po bëni gabim që po na ktheni të dyve në shtëpi pasi që jeni duke rrezikuar një jetë, ku pas lirimit ai edhe kreu vrasjen ndaj bashkëshortes tashmë viktimës. Prokurorja e rastit edhe pas pranimit të fajit i ‘u është shqiptuar vetëm masa disiplinore “Vërejtje publike me shkrim”, masë kjo e cila nuk është në proporcion me shkeljen që ka kryer, pasi që mos veprimi i saj ka quar në vdekjen e një gruaje dhe Këshilli Prokurorial shqipton vetëm masën vërejtje publike me shkrim, që në krahasim me pasojën është asgjë. I pandehuri në këtë rast është dënuar me 24 vjet burgim.
Sadije Godeni, ishte 63 vjeçe, arsimtare e gjeografisë e cila kishte gjetur vdekjen në mënyrë mizore nga ana e bashkëshortit të saj 71 vjeçar Izet Godeni, i cili kishte privuar nga jeta bashkëshorten me sëpatë në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”,. I njëjti më pas është vetë dorëzuar në Stacionin Policor në Qendër. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë. Në këtë rast është mbajtur seanca e procedurës paraprake Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që të pandehurit Izet Godenit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Pas shumë reagimeve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile në parandalimin e vrasjeve të grave në Kosovë, pa kaluar ende një javë, ndodhi edhe një vrasje tjetër makabre vrasje e dyfishtë ku mbetë e vrarë një grua shtatzënë, rasti i saj i njohur për organet e drejtësisë.
Hamide Magashi 35 vjeçare, u vra nga bashkëshorti i saj Sokol Halili pranë QKUK-së në nëntor të vitit 2022, ku pritej të lindte fëmijën e tyre të përbashkët. E njëjta kishe raportuar rastin e saj për dhunë në familje, dhunë fizike dhe psikike që bashkëshorti i saj po bënte kundrejt saj, në rastin e saj e njëjta kishte edhe urdhër mbrojtje kundër bashkëshortit por që është e pamjaftueshme mbrojtja e saj nga vrasja e bashkëshortit, pasi që në fund urdhër mbrojtja është vetëm një vendim I shkruar në letër që e ndalon kryerësin e dhunës të afrohet viktimës. Viktima kishte paraqitur rastin e saj në polici për kërcënimet e vazhdueshme të bashkëshortit, pas këtyre deklaratave në fund të muajit korrik të këtij viti ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Sokol Halili, ku gjatë kontrollit atij i ishin gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas. Pasi ishte intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt. Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro. Përpos akuzës për armëmbajtje pa leje, në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosjes, ku rasti është duke u trajtuar dhe nuk kishte përfunduar.
Kryerësi i veprës penale Sokol Halili, pas vrasjes së dyfishtë së gruas së tij shtatzënë, kishte arriturqë të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të arratisej për 40 orë, ku më pas kishte shkuar në shtëpinë e tij në Shtime, ka përcjellë ceremoninë e varrimit ka shkruar një letër dhe më pas është vetëvrarë përkundër që Policia është munduar që të negociojë me të për dorëzim. Në këtë rast hetimet e deritanishme kanë rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga ana e policisë. Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim. Ndërsa rasti është ende në hetime nga ana e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ky vit shënon një degradim në parandalimin e femicidit dhe ndaljen e vrasjes së gruas në Kosovë që është një dështim për të gjitha organet e institucioneve të Kosovës si ekzekutivit ashtu dhe gjyqësorit, ku vetëm në dy javët e fundit janë vrarë dy gra, dhunuar dy të mitur, tri gra janë dhunuar, dhe ka ndodhur një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren.
Zhvillimi dhe publikimi i këtij dokumenti është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e INJECT dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSFsë, SDC-së, Suedisë apo Luksemburgut.