Duke u ngarkuar...
2020-10-05

Takim me Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj

Me 30 shtator 2020, Luljeta Aliu, drejtore ekzekutive dhe Bardha Smajli, këshilltare ligjore në INJECT, u mirëpritën nga z. Qelaj. Gjatë këtij takimi, drejtorja ekzekutive Luljeta Aliu, prezantoi punën e organizatës si dhe projektet aktuale dhe kërkoi që t’i kushtohet rëndësi e veçantë forcimit të këtij institucioni, i cili ka për detyrë promovimin dhe mbështetjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, vazhdojnë të mos mbrohen nga shteti, sidomos kur janë në pyetje gratë.

“Avokati i Popullit është mekanizëm i barazisë për promovim, monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga – Ligji për barazi gjinore dhe – Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, të cilat ligje, bashkë me Ligjin për Avokatin e Popullit përbëjnëpakon ligjore të të drejtave të njeriut, e cila ka hyrë në fuqi në korrik të vitit 2015.Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrave dhe nuk pranon udhëzime ose ndërhyrje nga organet, institucionet ose nga autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtet në Republikën e Kosovës. Si institucion i pavarur, udhëhiqet nga parimet e – paanësisë, – pavarësisë, – epërsisë së të drejtave të njeriut, – konfidencialitetit dhe – profesionalizmit.”