Duke u ngarkuar...
2020-04-20

KËRKESË PËR OFERTË

Initiative for Justice and Equality – INJECT kërkon të angazhojë kompani për të bërë një xhirim/video rreth 45-60 minuta. Video ka për qëllim lansimin e një ligjerimi në formë trajnimi me temën “Trajtimi i Viktimave të Dhunës në Familje nga Institucionet”, informimin se si duhen trajtuar gratë që kanë pësuar dhunë në familje nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve.

Video trajnimi përveç për përfituesit (gjyqtarët, prokurorët dhe policët) do të jetë i qasshëm edhe për publikun në webfaqe dhe në facebook të organizatës.

  • Xhirimet bëhen me 1-3 persona të ndryshëm dhe kohëra dhe lokacione të ndryshme brenda Prishtinës;
  • Nevojitet ndriçim i përshtatshëm për xhirim;
  • Transkripti i tekstit të folur të vendoset në titra, një verzion i videos bëhet me titra shqip, një verzion tjetër me titra serbisht;
  • Sigurim i një televizori/ekrani/monitori ku do të prezantohej materiali
  • Post-produksion i materialit;
  • Në video duhet të vendosen tituj, animacione, grafikone, tekst, llogo apo detaje tjera; Ofertuesi duhet të ketë mundësinë e vendosjes së “Green Screen” (3X3m).

Vërejtje: Ju lutem çmimet duhet të jenë pa TVSH sipas Ligjit 03 / L-037 të TVSH-së, Udhëzimit Administrativ 03/2015 dhe Shpjegimit Publik 04/2016. INJECT do t’ju dërgojë dokumentin për përjashtim nga TVSH përpara marrjes së faturës.

Kushtet e ofertimit:

  • Kopja e çertifikatës së regjistrimit, numrit fiskal, licencën;
  • Kompania duhet të ketë të paktën dy (2) vite përvojë profesionale në këtë fushë;
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga kompania ofertuese;
  • Oferta duhet të dërgohet përmes email-it nëluljeta@inject-ks.org dhe valmiragashi@gmail.com;
  • Afati i fundit për dorëzimin e ofertës do të jetë më 27.04.2020;
  • Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.
  • Me ofertë luteni të dërgoni edhe 3 shembuj të videove të ngjashme që keni prodhuar më herët për klientë tjerë.

Organizata “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT” u themelua për të fuqizuar grupet e margjinalizuara dhe për të avokuar tek institucionet përgjegjëse që përmes bashkëpunimit mes institucioneve dhe INJECT të arrijmë sigurimin e mbrojtes së të drejtave të njeriut.

Kushtet e përgjithshme

  • INJECT e rezervon të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara;
  • Vendimi final nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të INJECT;
  • Ofertat do të vlerësohen nga Komisioni për Vlerësim i Prokurimit të Inject në momentin e mbylljes së procesit;
  • Njoftimi do të bëhet deri një javë pas marrjes së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të  Inject.

Me rëndësi:

Lëshimi i kësaj kërkese nuk nënkupton vendim për zgjedhje përfundimtare nga ana e INJECT dhe INJECT nuk e ka për obligim pagesën e shpenzimeve të cilat janë rezultat i përgatitjes apo dorëzimit të një oferte.

Kriteret e vlerësimit dhe dokumentet të cilat duhet të paraqiten:

Kriteret e vlerësimit bazohen në përvojën e punës së kompanisë, referencat e punës, kualitetin e punës paraprake si dhe oferta financiare.

Njoftim: Kriteri i dhënies së kontratës: operator përgjegjës, çmimi më i ulët për kualitetin më të mirë.

Initiative for Justice and Equality – INJECT
rr. Shaban Palluzha nr.3, 10 000 Prishtina, Kosovo
Mob: + 383 44 663 900
Email: luljeta@inject-ks.org