Duke u ngarkuar...
2020-06-24

Bashkëfajësia e Shtetit për Dhunën ndaj Grave

Ky raport sjell gjetjet e shkeljeve ligjore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga institucionet e drejtësisë gjatë trajtimit të një numri rastesh të dy të mbijetuarave të dhunës në familje. Raporti vë në dukje mangësitë dhe problemet me zbatimin e ligjeve dhe akteve tjera rregulluese në fuqi për mbrojtjen nga dhuna në familje në rastet, si dhe jep rekomandime për ndryshime të përgjithshme për adresimin dhe shmangien e shkeljeve të tilla në të ardhmen.

Qëllimi i këtij raporti është të ndriçohet qasja dhe trajtimi institucional i rasteve të dy të mbijetuarave të dhunës në familje nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut. Për rrjedhojë, analiza dhe shtjellimi i rasteve nuk përqëndrohet në kryesin e dhunës në familje ose përgjegjësinë individuale penale për dhunën në familje por, në përgjegjësinë institucionale gjatë trajtimit të rasteve të shtjelluara të dhunës në familje. Të gjitha elaborimet në raport përmbajnë referenca dhe janë të mbështetura në dokumente, intervistimin e dy të mbijetuarave të dhunës në familje dhe në analiza të bazuara në ligje dhe akte tjera nënligjore në fuqi. Raporti nuk i trajton të gjitha aspektet e shkeljeve ligjore në rastet e zbërthyera por vetëm shkeljet që janë konsideruar si më të rëndat e për të cilat ka pasur mjaftueshëm të dhëna për elaborim.

Attached documents

[1] Bashkëfajësia-e-Shtetit-për-Dhunën-ndaj-Grave.pdf