Duke u ngarkuar...

Drejtësi. Barazi.

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave. Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes sociale, janë fushat ku ne kontribuojmë për të arritur vizionin tonë. INJECT u themelua në vitin 2018.

INJECT punon që vizionin ta arrijë përmes:

  • Përmirësimit të sundimit të ligjit
  • Fuqizimit të grave
  • Ngritjes së vetëdijes shoqërore

Më shumë

Fakte

Image

Me iniciativë të INJECT në vitin 2019 është ndryshuar Ligji për Familjen.

Image

Me iniciativë të INJECT të vitit 2018, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna është dërguar në amandamentim, që Dhuna Ekonomike dhe Dhuna Psiqike të definohen saktë dhe të ndiqen kryesit e këtyre veprave penale.

Image

Në vitin 2020 INJECT paditi shtetin për diskriminim gjinor. Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe 5 zyrtarë policorë u paditën për herë të parë për diskriminim gjinor.

Image

Me avokim dhe lobim të INJECT, u ndal procedimi për votim i Kodit civil, i cili nuk kishte përfshirë ndryshimet e arritura ligjore për ndarje të pasurisë dhe alimentacion.

Nëse dëshironi të anëtarësoheni në organizatën tonë, ju mund t'a bëni këtu duke klikuar më poshtë:

Anëtarësohu